NJOHURITË

BAZË

NJOHURITË

BAZË

Teknologjitë digjitale kanë transformuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Ky transformim ka sjellë si nevojë të mësuarit dhe thellimin e njohurive tona mbi mënyrën se si të përdorim teknologjinë dhe internetin në mënyrë të përshtatshme dhe efektive. 

Interneti është një rrjet global me miliarda kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike. Me internetin, është e mundur të aksesosh pothuajse çdo informacion, të komunikosh me këdo tjetër në botë dhe të bësh shumë më tepër.

Sot, Interneti është një strukturë publike, bashkëpunuese dhe e vetë-qëndrueshme, e cila aksesohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Në përgjithësi, interneti mund të përdoret për të komunikuar në distanca të mëdha ose të vogla, për të shkëmbyer informacion nga çdo vend në botë dhe për të aksesuar informacione ose përgjigje për pothuajse çdo pyetje në moment. Disa shembuj specifikë se si përdoret interneti përfshijnë: Media sociale dhe shkëmbimi i përmbajtjes; E-mail dhe forma të tjera të komunikimit, telefonia në internet, mesazhet e çastit, video-konferencat edukimin dhe vetë-përmirësimin përmes aksesit në programet e diplomave online.

Në përdorimin e internetit shpesh ndeshemi me koncepte të reja që mund të jenë të dëgjuara për ju, si ikona, google, motorr kërkimi (search), e-mail etj. Por kujt i referohen këto terma dhe çfarë nënkuptojnë?

 Çfarë është ikona?

Një ikonë është një paraqitje grafike e diçkaje, një personi ose një simboli. Kur shfaqen në ekranet e kompjuterit, ikonat janë fotografi të vogla që përfaqësojnë objekte ose programe. Psh. Ikona e google, tek e cila klikojmë për të bërë kërkime të ndryshme, apo ikona e
facebook/Instagram etj. (Ndiqni videon për të kuptuar më shumë kujt i referohet ikona)

Çfarë është Google

Google është një motorr kërkimi në internet që mund të përdoret për të gjetur një sërë informacionesh, fotografish, videosh, harta apo edhe vetëm përgjigje për pyetjen e adresuar etj.

Përfitimet dhe veçoritë kryesore të Google janë se:

  • Ekziston një kuti e thjeshtë kërkimi në të cilën mund të shkruani pyetjen tuaj.
  • Përgjigjet jepen pothuajse menjëherë. Ju mund të zgjidhni të kërkoni për faqe interneti, imazhe, lajme, harta dhe shumë më tepër. Ai do të bëjë sugjerime për terma alternativë kërkimi nëse shkruani gabim një fjalë ose emër.

Çfarë do të thotë motorr kërkimi? Si të bëjmë kërkime për të pasur akses në faqe të ndryshme

Një motor kërkimi është një shërbim që u mundëson përdoruesve të internetit të kërkojnë informacione të ndryshme në internet, përmes shkrimit prej tyre të një fjale kyçe apo një fjalie të shkurtër.Nëpërmjet një fjale kyçe apo fraze kyçe që ju mund të shkruani në këto motorrë kërkimi, ju ofrohet një listë me rezultate të përmbajtjes që ju kërkuat në formën e faqeve të internetit, imazheve, videove ose të dhëna të tjera në internet që përputhen me pyetjen tuaj.

Si të hapin një adresë E-maili;

Nëpërmjet videos, apo duke ju referuar hapave të mëposhtëm ju do të mund të mësoni se si të hapni një adresë emaili, i cili është po aq i rëndësishëm në përdormimin e internetit dhe aksesimin e portaleve të ndryshme të demokracisë digjitale.

Qëllimi kryesor i e-mailit është shkëmbimi i mesazheve dhe informacioneve/domumentave në mënyrë elektronike nga një përdorues kompjuteri te një ose më shumë marrës nëpërmjet internetit. Përveç kësaj, të paturit një adresë emaili është kthyer në domosdoshmëri në aksesimin e faqeve të ndryshme të internetit apo aplikacioneve të ndryshme.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni mënyrën se si mund të hapni një email.

  1. Fillimisht klikojmë në ikonën e majtë të kompjuterit ku shfaqet një dritare e vogël me katër katrore.
  2. Shkruajmë Google me ndihmën e tastierës, dhe shtypim butonin Enter që ndodhet në të djathtë të tastierës suaj.

ð Shpjegim: Hapat që duhet të ndjekim për të hapur një adresë të re në gmail

Hapim një dritare të re në Google (si në shpjegimin që bëmë më sipër), duke klikuar gmail.com në fushën përkatëse, pasi të na shfaqet dritarja më poshtë sipas shigjetës të treguar në foto bëjmë klik më butonin Enter nga tastiera në Create account.

Do të shfaqën tre opsione si në foton më poshtë, zgjidhni opsionin e pare *For myself”.

Pas këtij hapi do të shfaqet një dritare ku kërkohet të plotësoni disa të dhëna për të hapur një adresë si: Emër, Mbiemër; një adresë që dëshironi ju të krijoni *duhet të përfshijë numra, shkronja ose simbole, jo më pak se 8 karaktere. Më pas vendosni një password të sigurt që e rishkruajmë përsëri në kuadratin ku lexon Confirm dhe japim komandën Next.

Më pas do të shfaqet një dritare që kërkon nr. tuaj të telefonit në mënyrë që të merrni një kod me sms, vendosni nr. tuaj të telefonit dhe do t’ju vij një kodi me sms.

Hapi i radhës dhe i fundit është tabela e mëposhtme, ku kërkohet nr. juaj i telefonit, adresa opsionale e emalit *nuk është e domosdoshme të plotësohet, vendosni muajin, ditën dhe vitin e lindjes si dhe gjininë, më pas shtypni butonin Next. Lexoni Politikat e Privatësisë dhe në fund klikoni “I Agree”. Ju tashmë keni një adresë emal-i. * mbani mend passwordin ose shënojeni diku.

Platforma “E demokracia” është ndërtuar nga Qendra ALTRI, Qendra AIA dhe Porta Rome për Integrim në kuadër të projektit “Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!”, me mbështetjen financiare nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.