BUXHETIMI ME
PJESËMARRJE
BUXHETIMI ME
PJESËMARRJE
Qendra ALTRI në partneritet me Be the Change po zbaton projekti “Inovacion në Buxhetim: Pjesëmarrja e Qytetarëve si Motor i Zhvillimit Lokal” me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Ky projekt po implementohet në territorin e Bashkisë Lushnjë dhe ka për qëllim të sjell një modeli inovativ të aktivizimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe OSHC-ve në planifikimin e buxhetit vendor të bashkisë.
Po çfarë është Buxhetimi me Pjesëmarrje?
Buxhetimi me Pjesëmarrje (BP) është një proces demokratik që u mundëson qytetarëve të përfshihen në vendimmarrjen për shpenzimet publike. Duke marrë pjesë në proceset e buxhetimit, qytetarët kanë mundësinë të identifikojnë dhe propozojnë projekte apo investime që plotësojnë nevojat prioritare të komunitetit të tyre. Kjo praktikë synon të afrojë komunitetet lokale me autoritetet publike, duke përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe besimin në qeverisjen vendore.
BP përfshin qytetarët në një mënyrë të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe alokimin e fondeve publike. Duke përfshirë zërin e grupeve të ndryshme, përfshirë ato vulnerabël, duke mundësuar që investimet dhe shpenzimet publike të drejtohen drejt përmbushjes së nevojave të tyre.
VLERËSO NEVOJAT PRIOTARE
Një pjesë thelbësore e kësaj hapësire i dedikohet vlerësimit të nevojave prioritare të qytetarëve të Bashkisë Lushnjë. Kjo rubrikë do të shërbejë si një platformë ku qytetarët, do të votojnë pnevojat e idnetifikuara , apo mund të paraqesin idetë dhe propozimet e tyre për investimet publike. Të dhënat e mbledhura do të vlerësohen nga ekspertë të fushës dhe qytetarët do të kenë mundësinë të përfshijnë nevojat e tyre në Planin Buxhetor Afatmesëm (PBA) të bashkisë.