DEMOKRACIA
DIGJITALE
DEMOKRACIA
DIGJITALE
Demokracia digjitale përfshin përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në mbështetje të proceseve demokratike, me në qëndër qytetarin.
Kur flasim për demokracinë digjitale kemi parasysh:
- Përdorimi i teknologjive të votimit elektronik si shprehje e demokracisë pjesëmarrëse, psh. Nënshkrimi i peticioneve në mënyrë elektronike, pa patur nevojë të paraqiteni fizikisht;
- Përdorimi i teknikave online për të treguar opinionin publik (si p.sh. nëpërmjet plotësimit të anketave/pyetësorëve të ndryshëm dhe sondazheve në internet, duke shprehur kështu mendimin tuaj për një çështje të caktuar);
- Ndërtimi i komuniteteve online, në ndërmarrjen e nismave të përbashkëta për përmirësimin e komunitetit tuaj dhe adresimin e çështjeve të përbashkëta;
- Përdorimi i hapësirave të diskutimit në faqet online (website) për të stimuluar diskutimin dhe debatin publik online, e cila ju mundëson të zhvilloni diskutime dhe komunikime me aktorë të ndryshëm si, përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore, organizata të shoqërisë civile, pjestarë të tjerë të komunitetit etj.
Platforma “E demokracia” është ndërtuar nga Qendra ALTRI, Qendra AIA dhe Porta Rome për Integrim në kuadër të projektit “Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!”, me mbështetjen financiare nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.