KOMPETENCAT
E FUSHËS
KOMPETENCAT
E FUSHËS
Teknologjia dhe bota e mjeteve digjitale
Teknologjitë dixhitale kanë transformuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Ata kanë revolucionarizuar industri të ndryshme si media, shitja me pakicë, arsimi dhe shërbimet financiare. Ndryshimet në fushën sociale kanë qenë po aq dinamike.
Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK), luan sot një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ndërveprimin mes autoritetit publik dhe qytetarëve duke eliminuar distancat/largësinë gjeografike e duke reduktuar kështu shpenzimet e tyre, duke lejuar marrëdhënie të vazhdueshme me përfaqësuesit e zgjedhur në nivel vendor, etj.
Teknologjia ka ndihmuar ndjeshëm dhe në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së sektorit publik. Sot, përmes teknologjisë, njerëzit mund të marrin pjesë aktive në procese publike dhe konsultim publik, që lidhen me aktivitete të caktuara.
Përpunimi digjital i të dhënave
Pjesëmarrësit përdorin mjetet digjitale për të mbledhur, analizuar, vlerësuar, përpunuar dhe raportuar informacione nga burime të ndryshme digjitale, të cilat janë në përshtatje me aftësitë dhe mundësitë (mosha, profesioni, njohuritë, arsimi, etj)
Komunikimi grafik/vizual
Pjesëmarrësit praktikohen me interpretime të thjeshta dhe teknike, si dhe përdorin mënyra të thjeshta të komunikimit grafik për të prezantuar ide dhe informacion. Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-ut, nxisin përdorimin për aftësimin praktik teknologjik.
Njohja me pajisjet dhe materialet teknologjike
Pjesëmarrësit familjarizohen të përdorin mjete teknologjike të llojeve të ndryshme, të njohin vetitë dhe përdorimet e tyre kryesore në sistemet teknologjike të sotme, dhe për më tepër në funksion të qëllimit të këtij trajnimi për aftësim teknologjik
Teknologjia dhe pjesëmarrja digjitale
Pjesëmarrësit njihen dhe analizojnë ndikimin e teknologjisë në veprimtarinë publike, si dhe në mënyrën e aksesimit të tyre planifikojnë e realizojnë shërbime të thjeshta (p.sh. përdorim faqe online, akses në informacion, plotësim formulari, pyetësorë, etj), me përdorimin e mjeteve teknologjike.
Etika dhe mbrojtja e të dhënave personale
Pjesëmarrësit njihen me rreziqet që vijnë nga përdorimi i faqeve të web-it të cilat nuk ofrojnë siguri të lartë për ta, dhe nuk publikojnë të dhëna personale që cënojnë sigurinë e tyre personale.
Platforma “E demokracia” është ndërtuar nga Qendra ALTRI, Qendra AIA dhe Porta Rome për Integrim në kuadër të projektit “Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!”, me mbështetjen financiare nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.