Platforma

e-demokracia

Platforma

e-demokracia

Platforma “e-demokracia” është një mekanizëm online (platformë dhe aplikacion celular), i cili ju mundëson të informoheni dhe të thelloni aftësitë digjitale në përdorimin e internetit dhe mekanizmave të demokracisë digjitale. Platforma dhe aplikacioni celular “e-demokracia” ofron:

  • informacionin e paketës së aftësimit teknologjik bazë në forma të ndryshme në varësi të grupit të synuar;
  • mbështetje individuale për qytetarët në rast nevoje lidhur me çështje të ndryshme të aksesit dhe përdorimit të platformave ekzistuese të e-demokracisë (forum i hapur diskutimi);
  • informacion të përmbledhur dhe të kuptueshëm për qytetarin (eEnabeling) mbi edemokracinë, kërcënimet ndaj privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, keqinformimi etj.;
  • një përdorim të thjeshtëzuar të mekanizmit nga çdo qytetar (nuk kërkon njohuri të thelluara teknologjike apo aparate celularë dhe kompjuter të teknologjive më të reja);
  • lidhjen me mekanizmat ekzistues të e-demokracisë, në mënyrë që të mund të orientoheni lehtësisht në aksesimin e këtyre mekanizmave.

Kjo platformë online është dizenjuar me qëllim që të mund të aksesohet nga të gjithë qytetarët që kanë akses në internet, si dhe në një aplikacion për celularë iOS dhe Android i cili do të mund të aksesohet falas edhe offline për qytetarët që nuk kanë akses në internet. Aplikacioni celular përmban informacion si platforma online, si dhe garanton sigurinë e të dhënave të mbledhura. Mekanizmi është krijuar në formë të tillë që mund të jetë i kopjueshëm me qëllim aplikimin dhe përhapjen e tij në bashki të tjera.

Kjo platformë shërben për t’i përcjellë qytetarëve nëpërmjet videove shpjeguese, njohuritë bazë të aksesit, kërkimit, përdorimit të internetit dhe të platformave ekzistuese të e-demokracisë të identifikuara, mbrojtjes së të dhënave personale, shmangien e keqinformimit/mashtrimit, asistimit në rast nevoje për identifikimin dhe përdorimin e mekanizmave të e-demokracisë etj.

Platforma “E demokracia” është ndërtuar nga Qendra ALTRI, Qendra AIA dhe Porta Rome për Integrim në kuadër të projektit “Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!”, me mbështetjen financiare nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.