PLATFORMA

E-DEMOKRACISË

PLATFORMA

E-DEMOKRACISË

Ekzistojnë një sëre platformash në shërbim të demokracisë digjitale të cilat lehtësojnë pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimmarëse në nivel lokal, ndërmarrjen e peticioneve apo nismave elektronike, zhvillimin e diskutimeve, shprehjen e opinionit tuaj në mënyrë publike për çështjet lokale apo informimin me veprimtarinë e organeve vendore. Nëpërmjet kësaj platforme/aplikacioni ju mund të aksesoni lehtësisht një sërë platformash të demokracisë digjitalë.

Vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Durrës për t’u informuar mbi organizimin, veprimtarinë e njësive vendore, shërbimet publike që ata ofrojnë, aktet që nxjerr kjo bashki, dokumentacionin e kërkuar për veprimtari të ndryshme, si dhe formate / formularë online për shërbime të ndryshme.

Vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Shijak për t’u informuar mbi organizimin, veprimtarinë e njësive vendore, shërbimet publike që ata ofrojnë, aktet që nxjerr kjo bashki, dokumentacionin e kërkuar për veprimtari të ndryshme, si dhe formate / formularë online për shërbime të ndryshme.

Vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Krujë për t’u informuar mbi organizimin, veprimtarinë e njësive vendore, shërbimet publike që ata ofrojnë, aktet që nxjerr kjo bashki, dokumentacionin e kërkuar për veprimtari të ndryshme, si dhe formate / formularë online për shërbime të ndryshme.

Vizitoni portalin qeveritar shumë funksional e-albania.al për të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Kjo platformë mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna nga disa zyra publike shqiptare. Të dhënat që ofrohen përmes kësaj platforme janë me rëndësi në lidhje me transparencën dhe kontrollin e aktiviteteve të ndryshme publike.

Nëpërmjet platformës Qytetar IN mund të zgjidhni të merrni pjesë në peticione që janë aktive, të nisni një peticion apo iniciative qytetare të re mbi një problematikë që ka nevojë për ndryshim në komunitetin tuaj, si dhe të shfletoni rreth iniciativave të realizuara.

Portali PortaVendore.al ju mundëson të gjeni informacion për përgjegjësitë që kanë bashkitë, mbi shërbimet administrative në nivel vendor apo të raportoni probleme të ndryshme dhe të konsultoheni me juristë për çështje ligjore.

Kjo platformë synon t’u vijë në ndihmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në lagjen dhe komunitetin ku ju jetojnë. Nëpërmjet platformës ‘Përmirëso Qytetin’ ju mund të dërgoni ankesë në mënyrë elektronike dhe të marri përgjigje sa më shpejt për problemin tuaj.

Ky është portali i të dhënave të hapura për Shqipërinë. Përmes këtij portali merren të dhëna, informacion dhe dokumenta nga institucione të ndryshme publike. Një rubrikë e veçantë në këtë portal i dedikohet konsultimit publik.

Kjo platformë shërben si një mundësi konsultimi mes qytetarëve dhe institucioneve vendimmarrëse në Shqipëri. Ky regjistër elektronik tashmë është pjesë integrale e portalit e-albania, duke lehtësuar kështu aksesin dhe komunikimin me qytetarët.

Përmes VENDIME.AL mund të njiheni shpejt, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet e këshillit bashkiak në 61 bashki të vendit.

Sistemi i Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar

Kjo platformë online synon të ndihmojë dhe asistojë qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile me informacion të shumëllojshëm në kuadër të angazhimit të tyre për çeshtjet vendore, transparencën, llogaridhënien dhe pjesemarrjen aktive në vendimmarje.

Portali Kombëtar i Punësimit (AKPA)

Puna.gov.al është portal më i ri i punësimit, nëpërmjet të cilit mund të njiheni me vendët e reja të punës nga të gjithë qytetet.  Ky portal siguron një efikasitet të lartë të publikimit të kërkesë-ofertës dhe ndërlidhjes midis tyre.

Porta Vendore

Platforma multi-funksionale në mbështetje të demokracisë në nivel vendor synon të vihet në shërbim të informimit të qytetarëve në lidhje me funksionet, kompetencat dhe të dhënat e njësive të vetëqeverisjes vendore. Këtu do gjeni informacion për përgjegjësitë që kanë bashkitë, shërbimet administrative në nivel vendor, mund të raportoni probleme të ndryshme dhe të konsultoheni me juristë për çështje ligjore.

Platforma “E demokracia” është ndërtuar nga Qendra ALTRI, Qendra AIA dhe Porta Rome për Integrim në kuadër të projektit “Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!”, me mbështetjen financiare nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.